Kovac kënaqet nga ky Bayern: Duhet të rregullojmë vetëm ca detaje

Trajneri Niko Kovac mendon se Bayern-it të tij i duhet që të rregullojë vetëm disa detaje dhe është gati për Ajax-in në takimin e dytë të fazës së grupeve në Champions.

“Ne e nisëm në mënyrë ekselence sezonin dhe lojtarët duhet thjesht që të përqendrohen prapë në atë që ne kemi bërë mirë. Ne duam të punojmë te detajet e vogla.”, tha tekniku i bavarezëve në konferencën për shtyp para takimit.

Në këtë përballje do të jetë edhe holandezi Arjen Robben, i cili e njeh mirë rivalin.

“Sigurisht që Arjen e njeh mirë futbollin holandez. Me shumë mundësi do të jetë në fushë dhe ndihet goxha i motivuar. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion janë në formë të mirë. Edhe Leon Goretzka.”

Tekniku i Bayern-it shtoi se ai mezi sa e pret përballjen. “Përballë do të jenë dy klube të mëdha, që e dominuan futbollin në 1970 me shumë lojtarë të mëdhenj. Kundër do të kemi një ekip me lojtarë të rinj, të talentuar, që teknikisht janë të zotë dhe u pëlqen të kontrollojnë topin”.

Për këtë takim foli edhe Robben. “Liga e Kampioneve është një kompeticion shumë special. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë ku mund të luajë një futbollist dhe marrim pjesë ekipet më të mira. Duam të vemi në finale dhe ta sjellim trofeun prapë në Munih. Ajax ka ecur mirë dhe ata mund të kualifikohen për në fazën pasardhëse. Më bë qejfi që si Ajax, ashtu edhe PSV u kualifikuan në Champions pas kaq kohe”, tha lojtari i skuadrës gjermane. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan