Kovac konfirmon rrahjen mes Coman dhe Lewandowskit: Ka ndodhur, por tani gjithçka është në rregull

13 Prill 2019
Kovac konfirmon rrahjen mes Coman dhe Lewandowskit: Ka ndodhur, por tani gjithçka është në rregull

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në stërvitjet e gjigantit gjerman Bayern Munich.

Dy sulmuesit e Bayernit, Kingsley Coman dhe Robert Lewandowski janë përleshur mes vete në stërvitje.

Lajmi ishte publikuar nga Sport Bild, ndërsa tani ka qenë edhe trajneri Niko Kovac që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Po, është e vërtetë se ka ndodhur një sherr mes dy lojtarëve që janë përmendur në media”, tha fillimisht Kovac.

Niko Kovac. (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Pas stërvitjes diskutuam, të dy kërkuan falje dhe shprehën keqardhjen e tyre. Asnjëri nuk do të gjobitet, sepse e kuptuan gabimin. Çështja mbyllet këtu, nuk do të përgjigjem më për këtë temë”, u shpreh tekniku kroat.

Bayerni të dielën do të luaj ndeshjen e radhës në Bundesliga ku do të jetë mysafir i Fortuna Dusseldorf. /Telegrafi/

www.telegrafi.com