Kovac pyetet për Perisicin: Nuk dua të përmendi emra, dikush do të vije

10 Gusht 2019

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka folur rreth mundësisë së transferimit të Ivan Perisicit nga Interi në këtë afat kalimtar.

Trajneri kroat ka thënë se ai nuk preferon të thotë emra, mirëpo dikush do të vijë në këtë afat të kësaj vere.

“Kam lexuar paksa në media se çfarë shkruhet, por nuk e di se kush e ka thënë atë. Para se të blejë dikë, duhet të mendojmë se për çfarë kemi nevojë më shumë”, ka thënë Kovac kur është pyetur për bashkëkombësin e tij.

Ivan Perisic (Foto: Getty Images/Guliver)

“Nuk dua të përmendi emra, por mund të konfirmojë se zyrtarët tanë janë duke punuar në transferimin e disa lojtarëve”.

Lexo po ashtu: Perisic heziton të huazohet te Bayerni

“Ne duhet ta mbrojmë titullin në sezonin e ri, por nuk mund të rrimë ulur dhe të presim se çfarë do të ndodhë. Do të transferojmë lojtarë, por do t’ia lëmë kohës”, ka shtuar më tej trajneri i Bavarezëve.

Bayern Munich e kërkon huazimin e Perisicit, mirëpo lojtari e dëshiron shitjen në marrëveshje permanente për shumën e 20 milionë eurove. /Telegrafi/

www.telegrafi.com