Kovacic: Lampard dëshiron që Chelsea ta imitojë stilin e tij të lojës agresive dhe të shpejtë

17 Korrik 2019

Frank Lampard dëshiron të ndërtojë një skuadër të shpejtë dhe agresive te Chelsea duke u bazuar në modelin e lojës së tij kur ka qenë futbollist aktiv. Kështu bërë të ditur mesfushori Mateo Kovacic.

“Mendoj se të gjithë e njohin Frankun shumë mirë”, ka thënë kroati, i cili nënshkroi për Blutë nga Real Madridi, pas sezonit të kaluar si huazim në Stamford Bridge.

“Tash po e njoh më shumë dhe duke njeri i mirë me ide të qarta dhe skuadra e di se çfarë dëshiron. Ai dëshiron që ne të jemi agresivë, të jemi një skuadër agresive dhe të zhvillojmë futboll të mirë”.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Chelsea

“Ne duhet të jemi agresivë kur e kemi topin, të luajmë shpejt me top dhe kur nuk e kemi topin ta rimarrim shpejt, është stili i tij i lojës, ashtu siç ka qenë kur ishte lojtar, prandaj dëshiron të jetë i tillë edhe si trajner”.

“Është mahnitëse ta kesh një legjendë të klubit si trajner, por në të njëjtën kohë është vështirë, sepse stërvitjet kanë qenë shumë intensive. Megjithatë, lojtarët po kënaqen. Po përpiqem të mësoj çfarë po mundem nga ai. Dua ta bëj krenar dhe të kem një sezon të mirë”, ka shtuar Kovacic.

Lampard e zuri vendin e Maurizio Sarrit te Chelsea, pasi strategu italian vendosi ta merrte drejtimin e Juventusit. /Telegrafi/

Time for training, but first… ✍️ #CFCinJapan pic.twitter.com/IncIYISzsQ

— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 16, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan