Krasniqi gati për hapin e madh, ofertë nga Franca

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
4 Janar 2018 09:24
Rikthimi në Europë i hap dyert e përfaqësueses

Liridon Krasniqi, sulmuesi 26-vjeçar që luan në Malajzi, pritet të kthehet të luajë në Europë, pasi së fundmi ka një ofertë për të nga Franca. Shtatlarti më parë ka luajtur në Turqi dhe në Çeki, ndërsa ky mund të jetë hapi i madh në karrierën e tij.

Krasniqi kërkohet nga skuadra e Angers në Francë shkruan “Telegrafi.com” dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë një marrëveshje mes palëve. Sulmuesi sezonin e fundit me Kedah arriti të gjejë rrugën e rrjetës vetëm dy herë, por kjo nuk ka ndikuar në drejtim të ofertave.

Një kalim në Francë tek Angers do t’i jepte mundësinë sulmuesit të shihej më shumë edhe nga stafi teknik që do të drejtojë Kosovën. Sikurse dihet, dëshira e Krasniqit është e madhe të luajë me përfaqësuesen e vendit të tij.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike