Krime kundër pronës dhe mjedisit/ Policia e Durrësit procedon penalisht 5 persona. Ja akuzat kundër tyre

26 Qershor 2020

Policia e Durrësit njofton se ka proceduar penalisht 5 shtetas, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me krimet mjedisore.

Të proceduarit akuzohen për  “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”, “shkatërrim prone”, “shpërdorim prone” etj.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ndotjes akustike dhe krimeve ndaj pronës.

Kontrolle masive nga strukturat e DVP Durrës, në kuadër të planit të masave për evidentimin e rasteve të ndotjes së mjedisit nga subjektet e ndryshme, ndotjes akustike, ndërtimeve pa leje, shfrytëzimit të pyjeve dhe lumenjve.

Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 5 shtetas, 2 për shkatërrim prone, 1 për shpërdorim toke dhe 2 për ndotje akustike e prishje të qetësisë publike.

Në zbatim të planit të masave për kontrollet e subjekteve që operojnë në territorin e qarkut të Durrësit në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe për kontrollin e mjeteve që kryejnë transporte me  ngarkesa të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, është ngritur grupi i Task Forcës, i përbërë nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, strukturat e Komisariatit të Durrësit dhe Krujës, strukturat e Policisë Rrugore dhe IKMT.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

  • S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lumin Zezë, Nikël, është gjetur duke marrë inerte, me mjetin tip eskavator në pronësi të tij, i pa licencuar në QKB-ja.
  • Rr., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke punuar me mjetin e tij eskavator në shtratin e lumit Droje, Picrrakë, Krujë.
  • Sh., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në Shkallnur, duke bërë punime, tarraca me dhe, në pronë publike.
  • Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit E. D., 32 vjeç dhe H. L., 24 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy lokaleve në lagjet nr. 1 dhe nr. 5, Durrës, pasi kanë vendosur muzikë të lartë, duke shkaktuar prishje të qetësinë publike.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit L. S., për veprat penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”,  në ngarkim të shtetasit P. Rr., për veprën penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”,  në ngarkim të shtetasit E. Sh., për veprën penale “Shpërdorim toke” dhe në ngarkim të shtetasve E. D., dhe H. L., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

    (d.xh/ Balkanweb)

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
    www.balkanweb.com

    ulaş utku bozdoğan
    ulaş utku bozdoğan astrolog
    ulaş utku bozdoğan