Kritikat për aktivizimin e Rashford, Mou ua mbyll gojën të gjithëve

14 Shtator 2018

Para ndeshjes që United do të luajë ndaj Watford në fundjavë, Jose Mourinho ka komentuar gjendjen e grupit në konferencën e sotme për shtyp. Mbi të gjitha, ai i është përgjigjur gazetarëve lidhur me kritikat për rastin Rashford. Reagimi erdhi pasi Jamie Carragher sugjeroi që 20-vjeçari duhet të shkojë të luajë me një ekip tjetër.

“Mund të pres që të dielën do të kritikohem shumë që nuk do ta aktivizoj atë në ndeshjen e nesërme ndaj Watford sepse disa prej djemve janë të fiksuar me mua. Disa prej tyre kanë problem me gënjeshtra të sëmura. Kështu që mund të pranoj se disa prej tyre do të zgjohen të shtunën…dhe si gjithmonë gjëja që u vjen në mend është Jose Mourinho. Disa njerëz, të gjithë e dinë se kanë paga të dyfishta, punojnë gjithashtu për klubet dhe nuk janë të pavarur dhe ata i bëjnë gjërat ashtu siç duan. Kjo është e qartë, njerëzore, e natyrshme, jo etike, por e pranoj. Më vjen keq për ta, ka gjëra më interesante sesa Jose Mourinho”- tha trajneri i United.

Më tej tekniku portugez nxori një letër ku kishte shënuar detajet e aktivizimit të Marcus Rashford që nga ardhja e Alexis Sanchez.

“Në sezonin 16-17, Maruc Rashford ka luajtur në 32 ndeshje të Premier League dhe 11 ndeshje në Europa League, duke përfshirë edhe finalen. Tre në FA Cup. Ka bërë 53 paraqitje, 3068 minuta. Pra, 34.2 ndeshje e 90 minuta në sezonin 2016/17. Në edicionin e kaluar (2017/18), ka zhvilluar 35 ndeshje në Premier League, tetë në Champions League, pesë në FA Cup, duke përfshirë finalen dhe tre në League Cup dhe Super Cup. Ai ka luajtur gjithsej 52 ndeshje që konvertohen në 2676 minuta, pra në 90 minuta janë 29.7 ndeshje. Në total, 105 paraqitje, 5744 minuta, 63.7 ndeshje e 90 minuta, duke përfshirë pesë finale.

“Ky djalë është djalë i mirë, lojtar i mirë, e di se çfarë bëri United për të, duke filluar që nga akademia, pastaj ka pasur mbështetjen e zotit Van Gaal, mbështetjen time, të klubit, kontratën e re, fanellën e re dhe është përzgjedhur për çdo ndeshje. Ai kurrë nuk është lënë jashtë përzgjedhjes për shkak të vendimit tim”.

Mourinho, gjithashtu theksoi se po bën shumë më tepër se rivalët e tij të Premier League që të rritet më tej talenti i ri anglez.

“Pra, njerëzit që po flasin për këto minuta janë paksa konfuzë. Rashford nuk është Dominic Solanke, ai nuk është Ruben Loftus-Cheek, ai nuk është Dominic Calvert-Leëin. Ai është lojtar i Manchester United, me një numër të jashtëzakonshëm të minutave të luajtur në një nivel të lartë futbolli. Në nivelin më të lartë. Në garat më të mira të mundshme. Tifozë të United, për ju, dhe vetëm për ju, kjo është ajo që ne po bëjmë me Rashford, Jesse Lingard, Luke Shaë dhe Scott McTominay”- përfundoi ‘Special One’.  /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan