Kritikoi Shaqirin, ”dënohet” Gary Neville / VIDEO

Kritikoi Shaqirin, ”dënohet” Gary Neville / VIDEO

Gary Neville do të jetë i detyruar të veshë fanellën e Liverpool, për më tepër me numrin 23 dhe emrin e Xherdan Shaqirit mbi supe, pas një basti të humbur me Jamie Carragher.

Ish-mbrojtësi i Manchester United humbi një sfidë me ish-in e Liverpool, me këtë të fundit që i priti një penallti me të pasme. Tashmë analistë të Sky, Neville dhe Carragher ishin në një eveniment të Premier League kur vendosën të realizonin një sfidë dhe cilido që do të humbiste do të vishte fanellën e kundërshtarit.

He’s always wanted to wear @LFC shirt! pic.twitter.com/ka5ipcLkvq

— Jamie Carragher (@Carra23) August 8, 2018

Carragher postoi videon e pritjes fantastike duke thënë për Neville: “Gjithmonë ka dashur të veshë fanellën e Liverpool”. Në fillim Carragher do t’i jepte për fanellën që dikur ka mbajtur vetë, por ndryshoi mendje kur u kutjua se tani atë e mban mesfushori me origjinë shqiptare.

“Do të veshësh fanellën e Shaqirit, ai e urren Shaqirin”, tha Carragher, duke kujtuar kritikat e ish-lojtarit të United drejtuar Xherdanit për mungesën e përkushtimit kur luante te Stoke City. “Me thënë të drejtën nuk jam fans i Shaqirit, sepse ai u distancua nga pjesa tjetër e skuadrës vjet te Stoke”, pati thënë Neville gjatë komentimit të një ndeshjeje në Kupën e Botës. “Lojtarë të tillë nuk i dua në skuadrën time”.

Por Shaqiri iu kundërpërgjigj me stil: “Ndoshta atij nuk i pëlqen Liverpool, nuk e di. Unë kam qenë golashënuesi më i mirë dhe lojtari me më shumë pasime në skuadrën time, ndërgjegjen e kam të pastër dhe nuk dua të komentoj më mbi këtë çështje”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.