Kritikon ish-trajneri: Me 800 milion lekë Vllaznia duhet të…

07 Dhjetor 2017

Ish-trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ka reaguar me një status në “Facebook”, në lidhje me gjendjen e vështirësi që po kalon skuadra e Vllaznisë e cila nuk është në union me shpenzimet që janë bërë për këtë klub. Shkodranët aktualisht janë në vendet e fundit të tabelës së klasifikimit dhe rrezikojnë rënien nga kategoria.  

Postimi i Martinit

“Kam parë e kam dëgjuar se një ekip nuk shkon mirë se nuk ka lekë, por as kam parë e as kam dëgjuar që një ekip që ka 800 milionë lekë duhet të rilindë siç ndodh në Shkodër. Është e vërtetë se duhet president, por është edhe më e vërtetë se po pati dashamirësi dhe bashkëpunim, ekipi ecën përpara. Më vjen keq që punët kanë shkuar deri në këtë pikë të hallit, por jam i bindur se Vllaznia me ato lek që ka duhet të ishte në 4 vendet e para”.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan