Kriza me Mourinhon, Pogba tregon të vërtetën

Paul Pogba këmbëngul se nuk ka asnjë problem mes tij dhe trajnerit, Jose Mourinho. Prej disa muajsh në media qarkullon lajmi se marrëdhënia mes mesfushorit dhe teknikut portugez është krisur, mirëpo francezi e ka mohuar diçka të tillë. I ftuar në emisionin “Canal Football” në një televizion francez, lojtari e ka mohuar diçka të tillë, ndërsa ka theksuar se nuk ka asnjë problem me “Special One”.

“Nuk kam asnjë problem me Mourinhon, nuk mendoj se ai ka gjithashtu Ai është trajneri, do të bëjë zgjedhjet e tij dhe unë si lojtar, do t’i pranoj. Kjo është e gjitha”. “DailyMail” raportoi javën e kaluar se Mou është gati që t’a shesë Pogbanë për 140 milionë paund në merkaton e verës. 55-vjeçari ka qenë i pakënaqur me qëndrimin e lojtarit në javët e fundit, por shefi ekzekutiv Ed Ëoodëard është i dëshpëruar pasi kërkon që francezi të ketë sukses. Pogba u me bashkua United dy vite më parë nga Juventus për 89 milionë paund, por siç duket drejtuesit e gjigantëve të Premier League nuk janë aq të kënaqur me përformancën e tij në “Old Trafford”. Megjithatë, drejtuesit e “Djajve të kuq” kanë dëshirë që t’a mbajnë lojtarin, por nga ana tjetër Mourinho ka në plan ta shesë.

Futbollisti 25-vjeçar ka folur gjatë emisionit edhe për të ardhmen e tij, ku nuk ka preferuar të japë shumë detaje.

“Për momentin jam tek Manchester United, realisht mendoj vetëm për të tashën. Nuk mendoj aspak për transferimin. E dini, e kam dëgjuar nga të gjithë, do të jem kudo”- ka thënë ish-ylli i bardhezinjëve.

Pogba është zëvendësuar gjatë humbjes me Tottenham dhe Neëcastle United vitin e kaluar dhe u la jashtë formacionit në dy ndeshjet e Europa League ndaj Sevillas. Mourinho u kritikua shumë nga tifozët dhe analistët për mosaktivizimin e francezit në përballjet ndaj spanjollëve, prej të cilëve u eliminuan në raundin e 1/16. Pavarësisht suksesit që arriti në derbi, ku realizoi dy gola, Pogba u zëvendësua edhe në humbjen 0-1 ndaj West Brom javën e kaluar.

Deri tani, pesë lojtarë pritet që të lënë përfundimisht “Old Trafford” në merkaton e verës, duke përfshirë edhe Pogba-në në listën e largimeve të Mourinhos. Bëhet fjalë për Anthony MartiaL, Paul Pogba, Ander Herrera, Matteo Darmian dhe Daley Blind. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan