Kriza te Manchester United, Neville gjen ” fajtorin”

30 Shtator 2018

Ujëra të turbullta në Old Trafford dhe pyetja është një e vetme: kush e ka fajin? I Mourinhos, i cili duket se ka ngecur në krizën (të paktën për përvojën e tij) klasike të vitit të tretë? I lojtarëve, me Pogba në krye, që po ia bëjnë trajnerit jetën më të vështirë sesa duhet? Ping-pong i përgjegjësive ka ndikuar te rezultatet e Manchester United, por Gary Neville, legjenda e klubit dhe tani opinionist në TV dhe trajner i kombëtares së femrave të Anglisë, ka një mendim tjetër. Fajtorët e kësaj situate jo normale gjenden diku tjetër.

“E gjithë kjo rrëmujë nisi kur Manchester United shkarkoi David Moyes pas tetë muajsh, duke humbur vlerat 1 shekullore. Problemi nuk është trajneri, por mungesa e drejtuesve të aftë që qëndrojnë mbi të. Të gjithë veprojnë rastësisht, pa një plan të mirëfilltë. Këto janë reflektimet e ish-mbrojtësit, të postuara në profilin e tij Twitter. Një qëndrim i fortë, duke pasur parasysh historinë e futbollistike të Neville, një nga djemtë e vitit 1992 dhe një prej simboleve më të suksesshme të klubit.

Neville mendon që Moyes nuk ishte në kapacitetin për të drejtuar një skuadër si Manchester, por gjithsesi drejtuesit vepruan në mënyrë të gabuar, duke e shkarkuar aq shpejt. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.