Kruja gjen ekip të ri, largohet nga Shkodra

Mesfushori Arsid Kruja u la jashtë ekipit të Vllaznisë për fazën përgatitore që u zhvillua në Ulqin. Ekipi shkodran qëndroi atje për rreth dy javë, ndërsa mesfushori ishte surpriza e madhe, por në aspektin negativ. Ai vendosi të qëndronte te Vllaznia B për 6 muaj, por duket se situata ka ndryshuar sërish.

Burime të ndryshme pranë klubit të Teutës për Eduasportin.com bëjnë me dije se shkodrani është një hap larg nënshkrimit me skuadrën durrsake. Trajneri Stavri Nica i njeh cilësitë e futbollistit, pasi e ka ndjekur në ndeshjet e tij në Superiore.

24-vjeçari ka gjetur skuadrën e re dhe duket se do t’u bashkohet bregdetarëve. Kruja mund të jetë një alternativë e mirë për Teutën duke parë edhe aftësitë e tij të mira në fazën e sulmit. Karriera e Krujës ka pasur oshilacione të mëdha vitet e fundit. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar këtë sezon. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan