Kryetari i Bergamos: Ndeshja Atalanta-Valencia ishte një bombë biologjike, 40 mijë tifozët janë infektuar me coronavirus

28 Mars 2020

Kryetari i qytetit të Bergamos, Giorgio Gori ka thënë se të gjithë 40,000 tifozët që morën pjesë në takimin në Ligën e Kampionëve midis Atalantas dhe Valencias muajin e kaluar u infektuan nga coronavirusi.

Giorgio Gori ka dhënë një intervistë ku ka thënë se loja mes klubit italian dhe atij spanjoll “ishte një bombë biologjike”.

Takimi në Milano muajin e kaluar tani mendohet të jetë burimi kryesor i përhapjes masive të virusit në rajonin verior të Lombardisë.

Lexo po ashtu: Pas konfirmimit të pesë rasteve të Valencias me coronavirus, Atalanta shkon në izolim

“Në atë kohë ne nuk dinim se çfarë po ndodhte. Pacienti i parë në Itali ishte në 23 shkurt. Nëse virusi tashmë po qarkullonte, 40,000 tifozët që shkuan në stadiumin San Siro u infektuan”.

“Askush nuk e dinte që virusi tashmë po qarkullonte midis nesh”.

“Shumë e shikuan lojën në grupe dhe kishte shumë kontakte atë natë. Virusi kaloi nga njëri tek tjetri”, ka thënë Gori.

Lexo po ashtu: Reagon Valencia: 35 për qind e rasteve me coronavirus na erdhën nga Milano

Një  deklaratë nga Valencia më 16 mars konfirmoi se 35 për qind e skuadrës së tyre kishin rezultuar pozitiv dhe gjithashtu përmendi se duhej të luanin më 19 shkurt në një zonë të konfirmuar me rrezik të lartë nga autoritetet italiane.

Lojtarët e Valencias, Ezequiel Garay, Jose Gaya dhe Eliaquim Mangala janë në mesin e atyre që testuan pozitivisht për virusin dhe tani janë në një periudhë karantine.

Bergamo, qyteti nga është Atalanta, është vendi më i prekur në tërë Italinë, ndërsa rajoni verior i Lombardisë më i prekur në Evropë deri më tani. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com