Kryetari i Plisave mendon se Prishtina i ka shitur takimet e Ligës së Evropës

03 Korrik 2019

Prishtina është eliminuar nga garat para kualifikuese të Ligës së Evropës.

Prishtinasit nuk kanë arritur të shënojnë emrin e tyre në kualifikimet e garës evropiane pasi që kanë pësuar me rezultat të përgjithshëm 3-1 kundër St Joseph’s.

Kjo ka bërë që të reagojnë shumë trajner e sportistë ndër ta edhe kryetari i tifo grupit të ekipit, “Plisave”, Albert Kastrati.

Lexo po ashtu: Shpend Ahmeti ironizon me drejtuesit e Prishtinës: I thoshit Mattausit se puna është e kryer, do të luajmë me Rangersinin

Ky i fundit përmes rrjeteve sociale ka shkruar se bardhekaltërit e kanë shitur ndeshjen dhe se kërkon largimin e trajnerit, Mirel Josa.

Nuk e meritojnë “Plisat”, nuk e meritojnë qytetarët e Prishtinës me ja hup krenarin klubit tonë. Unë mendoj që klubi jonë e ka shit lojën, si brenda si jashtë. Dyshimet e mija forcohen edhe më shumë kur e kemi trajner Josën. Boll moo , marreeeeeeeeee”, ka shkruar Kastrati në llogarinë personale në Facebook.

Theksojmë se Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka ironizuar me drejtuesit e klubit, duke ia kujtuar bisedën me legjendën e futbollit gjerman, Lottar Matheus. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan