Kthehet Superliga, por ndryshon kalendari. Ja kur luhen sfidat e javës së 13-të

20 Nëntor 2019

Pas pauzës së detyruar nga impenjimi I kombëtares së Shqipërisë në ndeshjet e fundit për eliminatoret e Euro 2020, Superliga kthehet këtë fundjavë sërish në fushën e lojës. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të tjera ndryshime në kalendarin e javës së 13-të, sfidat e së cilës do të luhen në shpërndara në tre ditë.

Superliga

Kështu, përballjet nisin të shunën në orën 13:00, kur janë në program Kukësi-Bylis dhe Flamurtari-Luftëtari. Po të shtunën në orën 16:30 luhet Sknëdrebeu-Tirana. Sfida Vllaznia-Teuta është spostuar të dielën në orën 16:30. Java e 13-të e Superligës mbyllet të hënën me ndeshjen më të rëndësishme, atë mes Partizanit dhe Laçit, që do të luhet në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan