''Kthesa'' e fortë e 5 personazheve të futbollit / FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
18 Shtator 2018 17:59

Futbollistët mund të jenë mësuar të ngasin makina të shpejta që ecin deri në 300 kilometra në orë, por rrallë herë e kanë arritur këtë shpejtësi. Por disa prej tyre e panë që pasioni për shpejtësinë ishte shumë i fortë dhe kështu që iu drejtuan garave me makina pasi varën këpucët në gozhdë.

Nga rally amator te gara e Le Mans, cilësia e kompeticioneve ndryshon, por në përgjithësi ata ia kanë dalë që ta bëjnë më së miri kalimin nga futbolli te makinat. Më poshtë po ju njohim me katër futbollistë dhe një trajner që kanë ndryshuar sport…

Jerzy Dudek: Kur hoqi përfundimisht dorezat në vitin 2011, ish-portieri i Liverpool dhe Real Madrid u kthye te dashuria e tij e vërtetë. Fituesi i Champions League në vitin 2005 nuk pati shumë nevojë për shpejtësinë gjatë karrierës 20-vjeçare mes shtyllave, por gjithçka ka ndryshuar tani.

45-vjeçari garon në “Volkswagen Castrol Cup”, një kampionat që zhvillohet në pista të ndryshme në Europën Lindore. “Sportet motorike kanë qenë pasioni im para futbollit’, ka thënë Dudek. “Para se të bëhesha futbollist profesionist garoja me go-kart. Ky është pasioni im tani. Është shumë vonë për mua për t’u bërë pilot profesionist kështu që e di se ku e kam vendin në këtë sport”.

Fabien Barthez: Kur ishte 36 vjeç, Barthez filloi të merrej me sported motorike si profesionist, kur në vitin 2008 garoi në “Porsche Carrera Cup” në Francë. Më pas u regjistrua në Kampionatin francez GT, Bioracing Series dhe Caterham Sigma Cup në Francë. Madje arriti deri në podium në Kampionatin FFSA GT.

Në vitin 2014, Barthez bëri hapin e madh në karrierë kur u regjistrua për herë të parë në Garën 24-orëshe të Le Mans, duke u renditur i 29-ti. “Gjithmonë kam qenë i tërhequr nga sported motorike, edhe kur luaja futboll”, thotë Barthez. “Nukë sështë si futbolli, mund të jesh i mirë në makinë edhe kur je 35 vjeç, mosha kur unë lashë futbollin”.

Andre Villas-Boas: Trajneri portugez la punën te Shanghai SIPG nëntorin e kaluar për të marrë pjesë në garën e parë në Rally Dakar, ku u përplas me makinën e tij Toyota Hilux, por pa thyer asgjë. Para se të niste atë garë, Villas Boas pati deklaruar: “Kisha kohë që e mendoja këtë eveniment. Garimi është në venat e mia dhe familjes time. Ishte një ëndërr e realizuar pjesëmarrja në Rally Dakar”.

Max Kruse: Disa lojtarë as nuk presin që të përfundojnë karrierën si futbollistë për të hipur mbi makinë. Përveç se shënon gola për Ëerder Bremen, si dhe luan edhe poker, Max Kruse krijoi në fillim të vitit skuderinë e vet. Në janar, 29-vjeçari prezantoi Max Kruse Racing (MKR) dhe mori si pilot Benjamin Leuchter, një pilot që konkurronte me Sebastian Vettel në garat e moshave. Mbetet për t’u parë nëse do të përfundojë edhe vetë në timon një ditë, por synimi i tij është i qartë: “Futbollistët shpesh ngasin makina të shpejta pa qenë në gjendje t’i kontrollojnë ato në situata të vështira. Me programin tonë të trajnimit ata do të mësojnë të ngasin makinën në mënyrë të përgjegjshme”.

Santiago Canizares: Thonë që portierët janë “rracë” e veçantë. Në fakt, Canizares është i treti portier në këtë listë. Madje nga të gjithë të lartpërmendurit ai ka pësuar edhe aksidentin më të frikshëm. Në vitin 2016, 48-vjeçari u përfshi në një incident me makinën e tij Suzuki ndërsa po garonte në Rallyn Sierra Moreno në jug të qytetit Cordoba. Fillimisht frika qe e madhe për shëndetin e tij, por ai doli nga makina dhe tha: “Ekuivalenti në futboll i këtij aksidenti do të ishte një ndërhyrje në rrëshqitje”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike