“Ku e ka hallin?”, Lubonja analizon fjalimin e Ramës për Thaçin e Veselin: Ja pse qëndrimi i tij dëmton Shqipërinë

25 Qershor 2020

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për fjalimin e Edi Ramës të mbajtur sot në parlament në lidhje me akuzat në drejtim të Thaçit e Veselit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha se kryeministri përdori gjuhë nacionaliste.

Lubonja theksoi se nuk e kupton se ku e ka hallin Edi Rama, pasi ndryshe ka folur kur Haradinaj akuzohej për krime e lufte e ndryshe flet tani. Më tej, ai theksoi se fjalimi i Ramës ndër të tjera dëmton edhe Shqipërinë.

Ideja e një Ballkani ku kapërcehen urrejtjet nacionale ku edhe kultura të bëhet më e shkëmbyeshme, besoj se kjo gjë duhet. Për këtë arsye bëhen edhe negociatat. Fjalimi i Ramës sot ishte agresive ndaj gjykatës. Deklaratata  e Ramës kanë qenë kontradiktore, që e kundër-vënë me Europën dhe SHBA por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë. Duket se ka një hall shumë të madh, që unë sija kuptoj. Kur u thirr Haradinaj, tha se është sfidë personale. Rama e lëshoj Haradinajn tek kjo gjykatë,. kurse tani akuzoi gjykatën në mënyrë shumë të egër.

Pyetja që ngre unë është se ku e ka hallin? mendoj se e dëmton Shqipërinë. Si mund ta akuzosh një gjykatë që është ngritur për krime lufte në mënyrë kaq të ashpër me nacionalizëm? Pavarësisht se a janë apo nuk janë Thaci e Veseli fajtorët, 1000 të zhdukur janë e Rama duhet të reflektojë për këtë gjë. Qëndrimi i Edi Ramës është dëmtues ndaj Shqipërisë”, tha Lubonja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com