Kualifikimi historik i Atalantas në Ligën e Kampionëve, Gasperini: As që e kemi ëndërruar

26 Maj 2019

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, mendon se skuadra e tij do të bëjë paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve pas kualifikimit historik.

Ekipi italian shkroi një faqe të re në histori duke u kualifikuar për herë të parë në garën më të madhe evropiane për klube, pasi zuri vendin e tretë në tabelën e Serie A me fitoren ndaj Sassuolos (3-1).

Lexo po ashtu: Milani fiton dramën e golave ndaj Spalit, por Atalanta kualifikohet në Ligën e Kampionëve

“Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është diçka që nuk kemi mundur as ta ëndërrojmë më herët”.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe është diçka që e kemi arritur në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi të lartë”.

“Sipas mendimit tim, besoj se Atalanta do të luajë mirë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Gasperini për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan