Kuarteti brazilian ka një mision të vështirë me Neymar

Real Madridi është ende i interesuar të sjellë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin Neymar këtë verë, ndërsa edhe lojtari dëshiron të bashkohet me “Los Blancos”, por rruga drejt një marrëveshjeje përfundimtare është e gjatë. Në Madridi e presin me padurim afrimin e Neymar, dhe ka katër brazilianë që po punojnë për të bërë të mundshëm një transferim të tillë. Lojtarët e Real Madridit, Marcelo dhe Casemiro ndajnë të njëjtën dhomë me Neymar në detyrat ndërkombëtare dhe ata po bëjnë pjesën e tyre. Neymar dhe mbrojtësi i majtë janë më shumë se miq dhe shpesh shihen sëbashku gjatë grumbullimit me Brazilin, ndërsa marrëdhëniet me Casemiro janë të mira, pasi lojtarët kanë ardhur të dy së​​bashku nga kategoritë e të rinjve. Të dy Marcelo dhe Casemiro tani po marrin mesazhe për të krijuar një atmosferë që do të ishte e favorshme për një transferim të tillë midis Paris Saint-Germain dhe Real Madridit.

Ndërkohë, Ronaldo dhe Roberto Carlos gjithashtu po bëjnë përpjekje e tyre për ta finalizuar këtë transferim në dukje të pamundur. Ish-fituesi i “Topit të Artë” thotë se e sheh sulmuesin në Real Madrid sezonin e ardhshëm, ndërsa ish-mbrojtësi i majtë ka folur edhe për Neymar kohët e fundit. “Ai është i vetëdijshëm për presionin ndaj tij”, tha Roberto Carlos. “Ai ka bërë gjithçka të mundur për të qenë në këto nivele, sepse ai është një nga më të mirët. Unë dua që ai të kënaqet dhe të jetë një nga lojtarët më të mirë të Kupës së Botës, sëbashku me Cristiano Ronaldo-n”, u shpreh ai. Drejtuesit e Real Madridit po punojnë për ta realizuar këtë operacion, me një pjesë të strategjisë së tyre duke e rrethuar atë nga legjenda të “Los Blancos”, si Ronaldo dhe Roberto Carlos, por edhe lojtarët aktual si Marcelo dhe Casemiro. Ata besojnë se kjo është mënyra më e mirë për të finalizuar marrëveshjen. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan