Kujdes nga celularët, shkaktojnë kancer

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Dhjetor 2017 15:01
Ndikimi negativ i telefonave në shëndetin e njeriut

Departamenti i Shëndetësisë në Kaliforni ka paralajmëruar të gjithë njerëzit që të mbajnë telefonat celularë në distancë për të zvogëluar ekspozimin e rrezatimit dhe rreziqet e lidhura me shëndetin.

Ky reagim vjen menjëherë pas dëshmive në rritje se përdorimi i telefonit celular mund të lidhet me një varg shqetësimesh shëndetësore duke përfshirë kancerin, shëndetin e dobët mendor dhe çështjet riprodhuese.

Ndërsa kërkimet nuk kanë qenë në gjendje të vërtetojnë përfundimisht se përdorimi i telefonit celular është i rrezikshëm, ka studime të mjaftueshme që i lidhin të dyja për të garantuar kujdes, sidomos në mesin e fëmijëve, shkruan Daily Mail.

Në Berkeley dhe San Francisco autoritetet përkatëse kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes në përdorimin e telefonave celularë.

Mënyra se si i mbajmë telefonat kur jemi shtrirë në krevat për të fjetur apo jemi duke pushuar në krevat shkakton dëme të mëdha në trupin e njeriut, tek shtylla kurrizore që qëndron keq, me shumë raste e kërrusur, sytë shumë pranë ekranit dhe dhembje të mëdha në qafë pasi tërhiqet në momentin që koka qëndron pak më lart dhe sforcohen muskujt e qafës. Ndaj duhet të bëni kujdes me mënyrën se si i mbani telefonat.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike