Kujdes Vida! Fat që mbrapa kishte Subasic / VIDEO

Portieri i Kroacisë Danijel Subasic është treguar një shpëtimtar i vërtetë, jo i portës, por i shokut të skuadrës Domagoj Vida, duke e kapur në kohë pa e lënë që të rrëzohej nga autobuzi ku lojtarët kroatë po festonin rikthimin në shtëpi si nënkampionë të botës.

Festa e çmendur në Zagreb për arritjen historike të skuadrës kroate duket se ka çoroditur mbrojtësin Vida, i cili gjatë festimeve pa fre në majë të një autobuzi të hapur ka rrëshkitur dhe për pak sa nuk ka rënë në tokë. Fatmirësisht aty pranë kishte dikë që ishte i shkathët me duart, portierin Subasic, i cili e shpëtoi për mrekulli 29-vjeçarin. Vida e përqafoi fort shpëtimtarin e tij.  

Rreth 500 000 tifozë kroatë ishin mbledhur në Zagreb për të pritur skuadrën që vinte nga Moska me medaljet e argjendta, ndërsa Vida u dallua si një nga lojtarët kryesorë. Për të flitet të jetë interesuar edhe Jurgen Klopp, ndoshta me sugjerim të Dejan Lovren, por deri tani nuk ka diçka zyrtare nga klubi i tij, Besiktas.

Trajneri i Liverpool bëri një ofertë fillestare për lojtarin diku te rreth 16 milionë paund, e cila u refuzua, ndërsa për ofertën e dytë prej 20 milionë paundësh nuk ka marrë ende përgjigje, por besohet se turqit kërkojnë diku te 31 milionë paund./EDS/

 

 

A post shared by *Style Zagreb* (@stylezagreb) on Jul 17, 2018 at 4:23am PDT

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan