Kukësi bunker, kualifikimi vendoset në Azerbajxhan

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Qarabag-ut në “Loro Boriçi”, dhe tani kualifikimi do të vendoset pas një jave në Baku. Trajneri Cungu mendoi më tepër për mbrojtjen në këtë ndeshje dhe këtë e tregoi duke aktivizuar 5 mbrojtës. Diferencat ishin shumë të vogla mes kundërshtarëve, por loja ishte e mërzitshme me skuadrat që menduan më tepër për mbrojtjen.

Kukësi e nis në sulm dhe në minutën e 6′ i afrohet golit, pas një krosi nga Melo që depërton bukur nga e majta, por Agolli tregohet më i shpejtë se Çyrbja dhe largon topin në këndore. Në këto minuta mungojnë rastet e rrezikshme me miqtë që japin sinjalin e parë pas 22’ minutash me Guerrier. Pas një aksioni të rrezikshëm sulmuesi del i vetëm përballë Frashërit dhe provon të krosojë për një nga shokët e skuadrës, por Qaqi tregohet më i shpejtë dhe largon rrezikun. Miqtë kanë sërish një rast të rrezikshëm, në minutën e 35′ pas një goditjeje dënimi. Ozobic, provon nga një pozicion i prirët, por pa sukses. Pavarësisht rasteve të rrezikshme ky fraksion u mbyll në barazim pa gola.

Edhe në pjesën e dytë ekipet janë shumë të kujdesshme dhe si rrjedhojë mungojnë rastet e rrezikshme. Në minutën e 52’ Alla gabon brenda zonës, por falë ndërhyrjes së Shametit verilindorët shpëtojnë mrekullisht. Çyrbja dhe Plaku janë ata që impenjohen më tepër duke u kthyer në një rrezik kostant për azerët sa herë që kanë topin në zotërim. Qarabag i afrohet golit në minutën e 70’, me anë të Michel. Sulmuesi përfitoi pas një topi të kthyer në zonë dhe provoi me gjuajtje të fortë, me verilindorët që larguan rrezikun në këndore.

Pas 75’ minutash trajneri Cungu bëri zëvendësimin e parë duke hedhur në fushë sulmuesin Harba në vend të Plakut, që harxhoi shumë energji. Kukësi ka rastin më të mirë të mundshëm për të kaluar në avnatazh në minutën e 78’. Pas një aksioni të shpejtë nga e majta topi shkon te Çyrbja, i cili e ul bukur me gjoks për William, por braziliani gabon fatalisht nga një pozicion i volitshëm. Minutatat e mbetura nuk prodhuan asgjë dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan