Kukësi dhe Tirana, Disiplina nuk i kursen

Kukësi dhe Tirana, Disiplina nuk i kursen

Komisioni i Disiplinës ka vijuar me dorë të hekurt për disa klube të Kategorisë Superiore dhe të së Parës. Kukësi është ndëshkuar me 100 mijë lekë të reja gjobë, por Bujar Idrizi me dy ndeshje pezullim për zënkën me lojtarin e Teutës, Alhasan. Edhe ky i fundit do të pezullohet për dy takime.

Ndëshkim edhe për Tiranën, tifozët e së cilës e kanë detyruar klubin bardheblu që të luajë një ndeshje pa praninë e spektatorëve. Më poshtë mund të lexoni vendimet e Disiplinës. /EDS/

FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.Lojtari i KF “Teuta”,Masaduhu Alhasan, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.Lojtari i KF “Kukesi”,Bujar Idrizi , për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.KF “Kukesi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.KF “Besa”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj dhe hedhje të sendeve ndezëse në fushën e lojës, në bazë të Nenit 66/3.a) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në ndeshjen e ardhshme.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC “Term” U-19, Armand Gapi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Armand Gapi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” femra , si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” U-19 ,për dëmshpërblimin ndaj KF “Butrinti” U-19,si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.