Kukësi gjen Agollin në turin e dytë të Champions

Ansi Agolli dhe Qarabag do të zbresin në “Loro Boriçi” për të luajtur kundër Kukësit më 24 korrik, në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League. Azerët arritën të kualifikoheshin për në këtë fazë pasi eliminuan sllovenët e Olimpija Ljubljana, duke marrë sonte një barazim pa gola ndërsa më parë kishin fituar 1-0 ndeshjen e luajtur në Slloveni.

Vetë mbrojtësi shqiptari luajti dy minuta në këtë takim, pasi zëvendësoi në minutën e katërt shtesë sulmuesin Madatov. Vendasit ishin superiorë ndaj Olimpijas, por edhe pse krijuan volum loje dhe patën disa raste nuk arritën t’i shfrytëzonin duke iu falur golit të realizuar në fushën kundërshtare javën e kaluar.

Qarabag është një kundërshtar i vështirë për Kukësin, pasi vetëm sezonin e kaluar ka arritur të kualifikohet deri në fazën e grupeve të Champions League dhe mundësitë e një kalimi të turit nga ana e verilindorëve janë të pakta.

Vetë Agolli luan prej vitit 2010 me skuadrën azere, me të cilën ka zhvilluar 196 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan