Kukësi, Gjoka vendos objektivat final, Partizani?

19 Prill 2019

Është momenti që Kukësi të riformatojë dhe një herë idetë, është momenti të harrojnë Partizanin dhe të përqendrohen tek objektivat real, hipotekimi i vendit të dytë në kampionat dhe kualifikimi për në finalen e Kupës, gjithçka për Gjokën fillimisht kalon nga Tirana, kundërshtari i tyre i radhës:

“Gjërat po bëhen më të vështira. Ne kemi përcaktuar objektivat, duhet të blindojmë vendin e dytë dhe të shkojmë në finalen e Kupës. Tirana është në moment të vështirë, e dimë që nesër do të jenë agresivë. Kjo do të rrisë më shumë adrenalinën e ndeshjes. Kemi objektivat tona dhe duhet patjetër rezultat pozitiv. Shkalla e vështirësisë së takimit është maksimale.”

Në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës kundër bardhebluve, Gjoka rikthehet edhe një here tek diferenca e madhe që Kukësi ka në këto momente me Partizanin, një dorë në këtë hendek prej 12 pikësh sipas Gjokës ia ka dhënë vetë Kukësi që në asnjë momente nuk arriti ti merrte maksimumin këtij grupi:

“Edhe kur nuk isha këtu thuhej se kjo skuadër ka cilësi. Një nga faktorët që ka ndikuar është se ekipi ka luajtur jashtë. Nuk ka gjetur ekuilibër. Skuadra nuk ka dhënë maksimumim me cilësitë që ka . Prurjet e janarit nuk e kapën mentalitetin, duhet të kuptojnë se janë skuadra elitare. Edhe Partizani ka bërë kampionat të mirë, por edhe Kukësi e ka ndihmuar pa dashje të shkëputet më shumë”
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com