Kukësi i Cungut likuidon kampionët, mesazh “Demave të Kuq”

07 Dhjetor 2018

KAMËZ

Me në krye trajnerin Armando Cungu, skuadra verilindore e Kukësit ka treguar forcë duke përçuar mesazhin se nuk është dorëzuar, por këtë e tregoi sot me kampionët në fuqi.

Ekipi i Kukësit në ndeshjen e sotme  gjunjëzoi “Ujqërit e Dëborës” duke i mposhtur në shifrat 1-0.  Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rastet nuk munguan për asnjë moment dhe ndeshja ishte e luftuar nga të dyja kampet.

Metë nisur pjesa e dytë, skuadra e drejtuar nga tekniku shkodran u shfaq më agresive dhe këtë e tregoi në minutën e 55’ teksa Uilliam Kordeiro nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore, skuadra e Kukësit ka barazuar me pikë skuadrën kampione me plot 30 të tilla duke i hapur sfidë edhe “Demave të Kuq”, të cilët qëndrojnë të vetëm në krye të tabelës.

47199938 1622194637925877 2712410995774455808 N

Nga ana tjetër, skuadra korçare ka humbur terren dhe sfida e sotme ishte një tregues se gjërat nuk janë mirë në kampin e “Ujqërve të Dëborës”.

(n.m/BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan