Kukësi i falet Ethemit, Luftëtari bie në shtëpi

Kukësi i falet Ethemit, Luftëtari bie në shtëpi

Kukësi i është falur golit të minutës së 88-të të takimit në Gjirokastër, shënuar nga Valon Ethemi. 21-vjeçari i dha tri pikë të vlefshme verilindorëve që i çon në kuotën e 27 pikëve. Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund festojnë miqtë. Djemtë e Cungut ia dalin të gjejnë rrjetën e fitores edhe falë avantazhit me një lojtar më shumë se vendasit, të cilët mbetën pa kapitenin Ramadani që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Edhe pse me një lojtar më pak që nga minuta e 47-të e takimit, skuadra gjirokastrite provoi jo pak herë për të gjetur avantazhin por nuk pati fat. Ashtu sikurse nuk munguan edhe aksionet e verilindorëve të drejtuar nga trajneri Cungu, të cilët në dy minutat e fundit të takimit shënuan me djaloshin Ethemi. Me këtë fitore aktualisht Kukësi pozicionohet në vendin e tretë më 27 pikë, 3 më pak se Skënderbeu që renditet i dyti ndërsa Luftëtari mbetet në kuotën e 13 pikëve në vendin e shtatë, dy më shumë se Tirana që i qëndron pas. /EDS/

Luftëtari – Kukësi 0-1
Golat: Ethemi 88’

Formacionet zyrtare

Luftëtari: Ruçi, Demo, Janiçiç, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Rroca, Aleksi, Ymeraj, Milosavljev, Shkrutaj

Trajner: Gentian Mezani

Kukësi: Frashëri, Qaqi, Krasniqi, Cuculi, Uilliam, Maliqi, Shkodra, Dzaria, Ethemi, Çyrbja, Rexhinaldo

Trajner: Armando Cungu

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.