Kukësi, largohet Abazaj, Hoxha e Telushi një ëndërr

07 Gusht 2020

Kukësi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për kupat e europës dhe për sezonin e ri. Skënder Gega zhvilloi seancën e parë stërvitore ku u prezantua edhe me grupin e lojtarëve. Në intervistën e tij për mediat, tekniku foli për merkaton duke u ndalur fillimisht tek lojtarët e larguar, të cilët janë të shumë në numër, aq më tepër që bëhet fjalë për lojtarët më të rëndësishëm të sezonit që sapo u mbyll. Këtij grupi i bashkohet edhe Kristal Abazaj i cili ka mbyllur zyrtarisht aventurën me klubin verilindorë.

Kukesi

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Kukësit ka falënderuar Abazaj për periudhën që mbajti të veshur fanellën e tyre ku arriti të shënoj dhe 10 gola. Në merkaton në hyrje deri më tani janë afruar zyrtarisht portieri Tafa, mbrojtësi Redon Gashi, Zenel Gavazaj dhe Albin Gashi. Objektivi i klubit për pjesën e mbetur të merkatos është të afroj lojtarë cilësorë nga Superliga, apo rrajoni. Ndryshe nga se është lakuar së fundmi në media, Alban Hoxha dhe Bruno Telushi, më shumë se sa një objektiv real janë një dëshirë e vetë Gegës pasi të dy titullarët nëse do të largohet nga Partizani do ta bëjnë për një klub jashtë Shqipërisë. Një tjetër çështje që mbetet për tu diskutuar është edhe e ardhmja e Ethemit me lojtarin që ka vendosur të largohet por Gega shpreson ta ketë në dispozicion të paktën edhe për aventurën europiane. Ndryshe nga vitet e fundit, për shkak të krizës dhe pamundësisë që ka sjell Covid-19, Kukësit nuk do të zhvilloj fazën përgatitore jashtë Shqipërisë por do të s’postohet në Tropojë, në vendlindjen e trajnerit, me shpresën që aty të zhvillojnë ndonjë miqësorë në prag të ndeshjeve në kualifikueset e Europa League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com