Kukësi luan sezonin përballë Teutës, Shehi bën llogaritë pa 3 titullarë

09 Korrik 2020

Kukësi-Teuta është një sfidë po aq e rëndësishme sa Partizani-Tirana, është një sfidë që gjithashtu pritet të thotë për çështjen titull por dhe për biletën e tretë në Europë. Kukësi kërkon të ruaj trendin e rezultateve pozitive, një ecuri shumë e mirë post Covid-19 e cila mori formë të plotë pas fitores përballë Tiranës. Në fakt, në “Elbasan Arena”, përballen dy ekipet me rendimentin më të mirë, dy ekipe që gjithashtu do të diskutojnë ndërmjet se kush do të shkoj në finalen e Kupës së Shqipërisë. Të gjithë këto faktorë e bëjnë këtë sfidë shumë të rëndësishme, në veçanti për Kukësin që vijon të besoj tek titulli kampion.

Abazaj

Trajneri Shehi në këtë sfidë duhet të bëj llogaritë pa tre lojtarë titullarë shumë të rëndësishëm si Vasil Shkurtaj, Obanor dhe Lulaj. Shkurtaj është pa diskutim mungesa më e rëndësishme por përballë Tiranës mos prezenca e tij nuk ra shumë në sy falë një paraqitje shumë të mirë të Abazaj me shokë. Vijon të mos jetë në dispozicion të ekipit prej një kohë të gjatë qendërmbrojtësi Obanor ndërsa Bruno Lulaj ka plotësuar numrin e kartonëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com