Kukësi ”mbyll” sezonin, nis merkato për verilindorët

Ky sezon mund të cilësohet si i mbyllur për skuadrën e Kukësit. Ekipi verilindor u eliminua në gjysmëfinale nga skuadra e Laçit, ndërsa kampionati është thuajse i mbyllur. Takimi kundër Skënderbeut mund të vendosë gjithçka, pasi humbja e verilindorëve, mund të bëjë që epiteti i kampionëve të Shqipërisë të kalojë zyrtarisht nga Kukësi te Skënderbeut. Në rast se diçka e tillë ndodh, korçarët sigurojnë dhe matematikisht titullin kampion. Me 6 ndeshje të mbetura duhet të ndodhë një çudi për ta humbur.

Kukësi nga krahu tjetër lufton për vendin e dytë. Verilindorët janë larg vendit të 3-të që është Luftëtari me 8 pikë. Tekniku Peter Pacult e ka siguruar pothuajse vendin e dytë, ndërsa eliminimi nga Kupa e Shqipërisë ka bërë që skuadra verilindore thuaje të mbyllë sezonin aktual. Ekipi i Kukësit po mendon për merkaton e verës. Te Kukësi kanë filluar të mendojnë për lojtarët në dalje dhe pastaj për ata në hyrje. Dy emrat e parë që rrezikojnë janë Enea Koliçi dhe Albi Alla, bëjnë me dije burime të EDS pranë klubit të Kukësit. Të dy kanë qenë lojtarë të rëndësishëmn të ekipit dhe formacionit të verilindorëve, por të dy e kanë humbur atë.

Koliçi ka humbur balotazhin me portierin Stivi Frashëri, ky i fundit po paraqitet mirë dhe nuk po lejon që numri një i klubit të luajë. Frashëri u paraqit dhe në Kupën e Shqipërisë kundër Laçit duke i hequr mundësi Koliçit të luajë. Ky i fundit bëri “luftë” me ekipin e Kukësit në verë për t’u rikthyer, por duket se “respekti” ka humbur rrugës. Koliçi synon të gjejë ekip të ri, ndërsa verilindorët nuk e pengojnë, pasi kontrata e tij mbaron në verë dhe ka një rrogë të bollshme.

Në të njëjtat kushte është dhe mbrojtësi Albi Alla. Mbrojtësi ka pësuar një rrokullisje të frikshme që nga grumbullimi me Kombëtaren te stoli i Kukësit. Ai do të largohet me shumë mundësi në verë, pasi ka humbur besimin e trajnerit dhe klubit. Të shohim dhe të presim se çfarë do të ndodhë. /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan