Kukësi përmbys Bylisin dhe rigjen vazhdimësinë, nuk ka fitues në sfidën e mbijetesës

24 Janar 2021

Kukësi gjen vazhdimësinë në Superligë, duke siguruar fitoren e dytë radhazi. Në ndeshjen e javës së 16-të, skuadra verilindore mundi 2-1 Bylis. Por deri te sukdesi, të besuarit e Hallaçit duhet të përmbysnin epërsinë e miqve. Bylis suprizoi në minutën e 26-të, duke kaluar në avantazh me Stojanovic. Kuksianët kaluan frikën në minutën e 40-të, kur Ibrahimi barazoi shifrat në pjesën e parë. Pas pushimit, Eze në të 57-ën ktheu rezultatin, duke vulosur fitoren e Kukësit, që ngjitet në vendin e katërt me 23 pikë.

142091681 3645966738774354 6419885359876159605 O

Nuk kishte fitues në sfidën direkte për mbijetesën, ku Skënderbeu dhe Apolonia u ndanë në barazim 1-1. Ndeshja u vendos nga dy 11-metërsha në pjesën e dytë të kthyer në gola nga Meksi dhe Gjata. Pika e marrë nuk i bën punë dy skuadrave, që vuajnë në zonën e ftohtë të renditjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com