Kukësi si Bayern Munchen, ja vë ”gishtin” rivalëve të Partizanit

Kukësi e ka ndarë mendjen dhe kërkon që jo vetëm të përforcohet vetë, por edhe të dobësojë kundërshtarët, sikurse bën edhe Bayern Munchen në Gjermani. Idriz Batha i Partizanit është një nga objektivat e verilindorëve dhe mesfushori deri më tani nuk ka rinovuar me të kuqtë. Duket se palët po shkojnë drejt “divorcit” dhe Kukësi do të kërkojë të përfitojë nga kjo situatë. Por te Partizani pritet të ketë edhe të tjera lëvizje në dalje, por kjo varet nga vendimi i klubit për trajnerin që do të drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm.

Një tjetër lojtar që ka përfunduar në shënjestrën e Kukësit është edhe Lorenc Trashi. Emri i tij po qarkullon prej kohësh, madje thuhet se ka edhe një marrëveshje mes palëve, por për t’u arritur një marrëveshje do të duhet që fillimisht që gjendet gjuha e përbashkët mes klubeve. Për të ardhmen e mesfushorit vendos Partizani, pasi Trashi ka kontratë edhe për një vit. Nëse mesfushori e mbyll me të kuqtë, Kukësi i ka dyert e hapura.

SULMI – Verilindorët për mendojnë për përforcimin e ofensivës, pasi me largimin e Sindrit Gurit drejt Belgjikës krijohet një boshllëk i madh në skuadrën e Peter Pacult. Deri më tani te Kukësi janë përmnedur dy emra për sulmin, shkodrani Rubin Hebaj, i cili është nën kontratë me Domzale në Slloveni dhe ndoshta rruga e vetme për ta marrë është përmes huazimit. Një tjerr futbollist që po tentohet është Sebino Plaku. Kapiteni i Kamzës ka bërë një sezon të mirë dhe mund t’u bëjë punë kuksianëve. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

 

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan