Kukësi thyen Kamzën e Duros dhe ngjitet në vend të dytë (VIDEO)

Kukësi ka mundur minimalisht Kamzën, duke marrë fitoren e tretë rresht në kampionat, për të kapur kështu vendin e dytë në renditje pas Skënderbeut. Kapiteni Ylli Shameti, i rikthyer pas një dëmtimi, ishte heroi i të tijëve në këtë takim, pasi shënoi golin e vetëm, me një goditje tepër të bukur pas gjysmë ore lojë.

Skuadra e Cungut përfitoi krijoi një aksion të bukur që u finalizua me golin e kapitenit, i cili ia kushtoi atë Besar Musollit të dëmtuar, që po e ndiqte ndeshjen nga tribuna. Në pjesën e parë të dy skuadrat dhuruan lojë të shpejtë me raste të mira që nxorën në pah cilësitë e portierëve Frashëri dhe Avdyli.

Edhe në pjesën e dytë Kamza provoi të gjente golin e barazimit me Fukuin dhe Plakun, por pa ia arritur. Edhe Kukësi kërkoi golin e sigurisë duke iu afruar shumë me Rexhinaldon, por sulmuesi nuk mundi të mposhte Avdylin./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan