Kumbulla mes më të mirëve në Itali, vetëm talenti i Juventusit e kalon mbrojtësin shqiptar

02 Nëntor 2020

Marash Kumbulla vazhdon të jetë një burim krenarie për të gjithë shqiptarët, teksa me paraqitjet e treguara deri tani, mbrojtësi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Vlerësimet për mbrojtësin e Shqipërisë kanë qenë të shuma, nga legjenda të futbollit europian. Me paraqitjet e shkëlqyera që ka treguar, Kumbulla ka bërë që nga shumë të shihet si një lojtar që premton shumë për të ardhmen. “CIES Football Observatory” në një vlerësim të bërë së fundmi në bazë të çmimit të kartonit të lojtarëve, për talentet më premtues në Europë, e rendit Kumbullën të dytin në kampionatin italian.

Para shqiptarit, që vlerësohet 21.6 milionë euro, qëndron vetëm ylli i Juventusit, Dejan Kulusevski, i cili vlerësohet 75.1 milionë euro. Për sa i përket talenteve në kampionatin italian, Kumbulla renditet i dyti, dhe lë pas tij, Sandro Tonalin e Milanit, që renditet i treti.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme në 5 kampionatet kryesore, në vendin e parë qëndron Alfonso Dejvis, i Bajernit, me kartonin e tij që vlerësohet 180.4 milionë euro, më pas vjen Xhejdon Sanço me 125.6 milionë euro dhe i treti Ansu Fati me 122.7 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan