Kumbulla në formacionin më të mirë të javës në Serie A me Ronaldon dhe Immobillen

07 Tetor 2019

Goli i tij i parë në Serie A, por edhe paraqitja fantastike që zhvilloi në ndeshjen ndaj Sampdorias kanë bërë që Marash Kumbulla të përfshihet në formacionin më të mirë të javës.

Kjo ka ndodhur në faqen e specializuar Whoscored.com, që njihet për statistika dhe përcjellje të ndeshjeve nga afër.

Mbrojtësi i Veronës i cili pret të debutojë edhe me kombëtaren shqiptare në një prej sfidave ndaj Turqisë ose Moldavisë, ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren  2-0 të Veronas ndaj Sampit.

Nga Whoscored është vlerësuar me notën 7,7 dhe është rreshtuar në qendër të mbrojtjes.

Sulmi ndërkohë në 11-shen më të mirë të javës përbëhet nga Cristiano Ronaldo dhe Ciro Immobile.

Në javën e shkuar ka qenë Amir Rrahmani në mesin e më të mirëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com