Kumbulla në konferencë për mediat: Kur Roma më thirri nuk hezitova, pak zhgënjim në debutim pasi duhej të…

01 Tetor 2020

Marash Kumbulla ka folur sot në konferencën për shtyp të organizuar nga Roma për prezantimin e tij. Mbrojtësi shqiptar foli për debutimin e tij, për kalimin tek Roma si dhe për Smolling.

Mbrojtja e re? “Duke qenë të rinj mund të përmirësohemi dhe të shkojmë përpara, por pa harruar se ka edhe të tjerë aty. Për mua është një motivim më shumë. Jemi të rinj dhe jemi të përqëndruar.” Kris Smolling? Ai është një lojtar që ka një karrierë plot fitore dhe suksese. Unë mendoj vetëm për shokët e ekipit që kam tani. Mendoj vetëm si të lidhem më shumë me lojën tonë.” Kalimi tek Roma? Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ishte e lehtë të zgjidhja Romën. Nuk hezitova për shkak të klubit, qyetit dhe tifozëve. Kur Roma më thirri nuk hezitova. Jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë.”

Debutimi? Ndeshja kundër Juventusit ishte shumë emocionuese. Jam shumë i lumtur për debutimin. Sigurisht ka edhe pak zhgënjim pasi duhej të merrrnim tre pikët”, ka thënë Kumbulla.

?️ La conferenza stampa di presentazione di Marash Kumbulla https://t.co/pkvtEsisIp

— AS Roma (@OfficialASRoma) October 1, 2020

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan