Kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit në Ligën e Evropës

27 Korrik 2020

Skuadra e Gjilanit ka përfunduar në vend të dytë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll, me pikë të barabarta me kampionin Drita.

Në këtë mënyrë, nënkampioni e ka siguruar pjesëmarrjen në fazat kualifikuese të Ligës së Evropës.

Shorti për raundin para-eliminator do të hidhet më 9 gusht në Nyon të Zvicrës, ndërkohë një ditë më pas do të hidhet shorti për fazën e parë kualifikuese. Raundi para-eliminator do të luhet më 20 gusht, raund në të cilin do të luajë edhe Gjilani.

Pikërisht në këtë raund do të jenë edhe 14 skuadra të tjera. Mbetet për t’u konfirmuar edhe skuadra e radhës nga Kosova që do të marrë pjesë në këtë rund – transmeton Gazetasheshi.com.

Raundi i parë kualifikues do të jetë më 27 gusht, ai i dyti më 17 shtator. Shtatë ditë më pas do të luhet rundi i tretë, ndërkohë ‘play-offi’ do të zhvillohet më 1 shtator.

Mbetet të shihet se sa larg mund të shkojë skuadra e Gentjan Mezanit në daljen e parë në Evropë.

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com