Kundërshtari konfirmoi 14 raste pozitive, dalin përgjigjet e testeve për Covid tek Napoli pasi luajtën pak ditë më parë kundër tyre

30 Shtator 2020

Napoli ka njoftuar se të gjitha testet për Covid-19 kanë rezultuar negative. Ekipi napoletan i’u nënshtrua testeve për koronavirusin, pasi vetëm pak ditë më parë luajti kundër Xhenoas në kampionat, me këto të fundit që para ndeshjes kishin konfirmuar dy lojtarë pozitiv me Covid-19.

Numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur tek Xhenoa, pasi klubi italian konfirmoi edhe 12 raste të reja pozitive. Të gjithë të prekurit janë në karantinë, dhe ndeshja e Xhenoas ndaj Torinos është vënë në dyshim për tu luajtur.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com