Kupa e Botës/ Harry Kane ka një mesazh të fortë për tifozët e Anglisë

Harry Kane është zotuar se Anglia do të bëjë më të mirën që të largojë fantazmat e turneve të së kaluarës dhe më në fund do ta bëjë krenar Anglinë për kombëtaren. Kapiteni i Anglisë, i cili luajti në humbjen 2-1 kundër Islandës në evropianin e 2016-ës dhe ende nuk e ka gjetur golin në turnetë ndërkombëtare, thotë se ai e di se skuadra ka nevojë që të rifitojë fansat pas zhgënjimeve të shumëfishta.

Por ylli i Tottenham-it thotë se “Tri luanët” kanë potencialin që të fitojnë edhe ndaj më favoriteve të turneut. Anglia takimin e parë do të ketë ditën e nesërme kundër Tunizisë në Volvograd.

“Ajo që ne synojmë është që ta bëjmë vendin tonë krenar. Ne duhet që t’i rikthejmë sërish tifozët të na mbështesin pas zhgënjimit të euros. Ajo çfarë ndodhi në Francë 2 vite më parë ishte shumë e vështirë për këdo.

Shpresoj që atje të luajmë me më shumë liri krahasuar me ekipet e tjera të Anglisië. Premtoj se do të bëj më të mirën dhe gjithashtu edhe skuadra”, tha Kane.

Anglia ka fituar vetëm 5 nga takimet e para të turneve më të rëndësishëm që prej vitit 1950, e fundit në 2006 dhe Kane theksoi rëndësinë e fitores në nisje.

“Ndeshja e parë e çdo turneu është diçka gjigante. Fitorja do ndikojë psikologjikisht, kurse nëse nuk e bëjmë, atëherë do të mbizotërojë mendimi se nuk bëjmë dot përpara.

Nuk e vlerësojmë Tunizinë se e dimë që janë një ekip mjaft i fortë. Duhet të vrapojmë sepse e dimë që nëse marrim 3 pikët, do të jemi në një pozicion shumë të mirë”, tha kapiteni i Anglisë.

Kane ka realizuar 13 gola në 24 takime ndërkombëtare. “Për mua në fillim është Anglia, pastaj golat. Nëse shoku i ekipit ka më shumë shanse të shënojë se mua, ia jap pa hezitim topin atij”. /EDS/

**************************

 

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

 

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan