Kupa e Francës / Bordeaux prek fundin: eliminohet nga ekipi anonim

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Janar 2018 19:35
Befasia: skuadra e njohur është një krizë e vërtetë (fitorja mungon prej pesë ndeshjesh)

Humbje e pabesueshme për Bordeaux në raundin e 1/32 të Kupës së Francës: Mundet nga Granville, klubi që militon në divizionin e katërt. Çdo gjë duket në rregull, përveç faktit që po flasim për një ekip në divizionin e katërt!

Duhet thënë se ndeshja kishte filluar në mënyrën më të mirë për Bordeaux, që kishte kaluar në avantazh me anë të Sankhare, që kishte bërë të mendojnë për një formalitet për djemtë e drejtuar nga Gourvennec.

Në fakt, vendasit krijojnë shumë raste, të ndihmuar edhe nga fakti që Sabaly u pezullua me karton të kuq: Martinet, në minutat e fundit të kohës së rregullt, barazon rezultatin, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Një torturë e vërtetë për miqtë, të cilët morën një goditje tjetër me largimin me karton të Carrique në fillim dhe pastaj të Plasil, duke mbyllur ndeshjen me vetëm tetë lojtarë në fushë: duke sjellë golin e fitores të shënuar nga Douniama, nga pika e bardhë e penalltisë.

Për Bordeaux është një krizë e vërtetë (fitorja mungon prej pesë ndeshjesh), për Granville një gëzim i justifikuar: ku do të përpiqen të përsërisin aventurën e jashtëzakonshme të sezonit 2015/2016, kur eliminimi në Kupën e Francës erdhi vetëm në çerekfinale./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike