Kupa e Ligës së Anglisë, të mëdhenjtë fitojnë me emra të vegjël | VIDEO

31 Tetor 2018

Skuadra kryesore të Premier League kanë arritur të kualifikohen për në fazën pasardhëse të Kupës së Ligës së Anglisë, edhe pse luanin kryesisht me lojtarë që për pjesën më të madhe të kampionatit kanë qenë rezerva ose në tribunë.

Kështu Chelsea ka mundur 3-2 Derbyn e ish-it Frank Lampard, skuadra e të cilit nuk e përsëriti dot mrekullinë që bëri në raundin paraardhës kur eliminoi Manchester United. Maurizio Sarri kishte bërë pak ndryshime në formacion duke i dhënë hapësira disa prej lojtarëve që kanë luajtur më pak dhe e kuptoi shpejt që nuk do të ishte një mbrëmje e lehtë.

Chelsea kaloi dy herë në avantazh pas autogolave të lojtarëve të Derbyt, por në të dy rastet miqtë barazuan rezultatin. Megjithatë vetëm katër minuta nga fundi i pjesës së parë Fabregas shënoi golin e tretë për Blutë dhe rezultati nuk ndryshoi më deri në fund.

Me shumë ndryshime në formacion, Arsenal fitoi 2-1 kundër Blackpool falë golave të Stephan Lichtseiner dhe Emile Smith-Roëe, ndërsa të dy skuadrat e mbyllën takimin me nga një lojtar më pak.