Kupa e Shqipërisë/ Bylis përmbys Tiranën, bardheblutë shëtisin fanelat në pjesën e dytë!

02 Korrik 2020

Bylisi ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë duke mposhtur me përmbysje kryesuesit e kampionatit, Tiranën. Në “Adush Muça”, të parët kanë kaluar në epërsi bardheblutë, që në minutën e 20të.

Edon Hasani gjuan saktë me kokë në zonë pas harkimit të Kobinah nga këndorja dhe thyen Mirakën.

20′ Hasani 0-1

Në pjesën e dytë, Bylisi do të hidhet në sulm, por çuditërisht Tirana shfaqet shumë pasive në fushën e lojës dhe shthuret totalisht duke lënë mallakastriotët të bëjnë çtë duan.

Vendësit përfitojnë mësë miri nga sjellja e kryeqytetasve dhe shënojnë dy herë me kapitenin Murataj. Goli i parë vjen në minutën e 65-të, ndërsa pas 13 minutash rrjeta e përmbysjes, në të dyja rastet me mbrojtjen bardheblu thuajse që nuk reagon siç duhet.

65′ Murataj 1-1

78′ Murataj 2-1

Në kohën shtesë, Goxha do të shpërdorojë një penallti për Bylisin, që mund ta kishte bërë edhe më të thellë fitoren e vendësve, që gjithsesi do të duhet të bëjnë llogaritë me sfidën e dytë, pasi goli i shënuar i Tiranës e lë ende të hapur çështjen e kualifikimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com