Kupa e Shqipërisë, faza gjysmëfinale, goglat përcaktojnë dy çiftet

02 Prill 2021

Laçi, Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu janë katër ekipet që marrin pjesë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ky turne, i dyti për nga rëndësia, futet në një fazë të nxehtë pasi tre nga katër ekipet pjesëmarrëse janë në garë me kohë të plotë edhe për titullin kampion. Me formatin që Kupa ka këtë edicion, me ndeshje teke, të gjithë kërkojnë ti shkojnë deri në fund pasi është një mundësi e shkëlqyer për të mbyllur sezonin me trofe dhe për të siguruar një vend në kupat e europës. Në “Air Albania” u hodh shorti për këtë fazë ku përcaktuan dy çiftet:
Vllaznia-Laçi
Teuta-Skënderbeu
Ndeshjet do të zhvillohet më 14 prill

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com