Kupa e Shqipërisë, ja kush janë favoritët për të kaluar në T2

Janë luajtur vetëm ndeshjet e para të Turit të Parë eliminator të Kupës së Shqipërisë për grupet A dhe B. Shorti ka krijuar përballje interesante, ndërkohë që disa skuadra pothuajse e “kanë prerë biletën” për në Turin e Dytë eliminator.

Skënderbeu, Luftëtari, Kamza apo Kukësi, Tirana, Laçi e Teuta tashmë presin se si do të dalin rivalët e tyre për t’u njohur me ndeshjet e fazës së 1/8-ave. Ende kanë mbetur ndeshje të papërcaktuara, kjo për shkak të rezultateve të ndeshjeve të para.

Partizani, për shkak se do të luajë të premten kundër Tiranës, do të zhvillojë nesër ndeshjen për Kupën e Shqipërisë kundër Tërbunit. Takimi i parë ka përfunduar 1-0 për të kuqtë në Pukë, ndërkohë që nesër Skënder Gega do të kërkojë që të tijtë të bindin.

Skuadra të tjera me emër si Vllaznia, Kastrioti apo Flamurtari, Kukësi, Apolonia e Bylisi kanë çdo gjë të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillojnë të mërkurën në orën 15:30 në stadiumet respektive. Surprizë mund të jetë sërish Besëlidhja, së cilës skema i rezervon Skënderbeun për ndeshjen e 1/8-ave. Të kujtojmë që dy vite më parë shkoi deri në gjysmëfinale. /EDS/

Turi i parë (1/16)

GRUPI A
Të mërkurën, ora 15:30

A1 Skënderbeu – Veleçiku (3-0)
A2 Luftëtari – Vora (4-0)
A3 Partizani – Tërbuni (1-0) (Të martën në orën 15:30 në Pezë)
A4 Kamza – Besa (2-0)
A5 Vllaznia – Burreli (1-1)
A6 Kastrioti – Korabi (1-1)
A7 Egnatia – Dinamo (1-0)
A8 Erzeni – Besëlidhja (0-2)

Grupi B
Të mërkurën, ora 15:30
B1 Kukësi – Oriku (2-1)
B2 Laçi – Naftëtari (5-0)
B3 Flamurtari – Shkumbini (1-0)

B4 Teuta – Turbina (3-0)
B5 Lushnja – Shënkolli (2-1)
B6 Tirana – Iliria (4-1)
B7 Bylis – Tomori (1-2)
B8 Apolonia – Pogradeci (1-0)

Turi i dytë (1/8)

Grupi A
A8 – A1
A7 – A2
A6 – A3
A5 – A4

Grupi B

B8 – B1
B7 – B2
B6 – B3
B5 – B4

***********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan