Kupa e Shqipërisë/ Nuk ka sprova për të mëdhatë

12 Shtator 2018

Kupa e Shqipërisë kthehet ditën e sotme me takimet e raundit të 1/16, ku mungojnë përplasjet e mëdha. Megjithatë, skuadrat e vogla do të përpiqen që të befasojnë në këtë kompeticion, me qëllimin e vetëm për të bërë përpara e për të surprizuar. Por është e kuptueshme që ekipet e kategorisë Superiore në letër janë më të forta se sa rivalet e tyre na kategoritë inferiore. Gjithsesi futbolli është një sport plot befasi e mund të ndodhë gjithçka.

Fituesi në fuqi i trofeut, Skënderbeu do të përballet me Veleçikun. Tirana do të ndeshet me Ilirnë, kurse Partizani me Tërbunin. Flamurtari do të luajë kundër Shkumbinit, kurse Kukësi do të ketë përballë skuadrën e Orikut. Interesant është fakti se Vllaznia do të përballet me Burrelin, e prapë në fundjavë të dyja ekipet do të gjejnë njëra-tjetrën, duke qenë se do të luajnë një tjetër takim, këtë herë të vlefshëm për Kategorinë e Parë.

 Turi i Parë (1/16)

Data 12.09.2018 dhe 26.09.2018

Grupi A                                      Grupi B

Veleçiku-Skënderbeu (A1)            Oriku-Kukësi (B1)

Vora-Luftëtari (A2)                       Naftëtari-Laci (B2)

Tërbuni-Partizani (A3)                  Shkumbini-Flamurtari (B3)

Besa-Kamza (A4)                         Turbina-Teuta (B4)

Burreli-Vllaznia (A5)                     Shënkolli-Lushnja (B5)

Korabi-Kastrioti (A6)                    Iliria-Tirana (B6)

Dinamo-Egnatia (A7)                   Tomori-Bylis (B7)

Besëlidhja-Erzeni (A8)                  Pogradeci-Apolonia (B8)

Turi i dytë eliminator (1/8)

Data 23.01.2019 dhe 06.02.2019

Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas

skemës së mëposhtme:

Grupi A                             Grupi B

A8 – A1 (C1)                     B8 – B1 (T1)

A7 – A2 (C2)                     B7 – B2 (T2)

A6 – A3 (C3)                     B6 – B3 (T3)

A5 – A4 (C4)                     B5 – B4 (T4)

Turi i tretë eliminator (1/4)

Data 13.03.2019 dhe 27.03.2019

Ekipet e kualifikuara në fazen e tretë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas skemës së mëposhtme:

Grupi A                         Grupi B

C4 – C1                        T4 – T1

C3 – C2                       T3 – T2

Turi i katërt Eliminator (1/2 Finale)

Data 24.04.2019 dhe 08.05.2019

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Finalja do të zhvillohet në datën 30 maj 2019.

********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan