Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Partizani diskutojnë sot ‘biletën’

Partizani ka fituar minimalisht 1-0 në Pukë me gol të Erald Çinarit kundër Tërbunit, që do të thotë se çdo gjë mbetet e hapur për t’u përcaktuar në takimin e kthimit që do të zhvillohet në Pezë Helmës në kompleksin “Internacional” ditën e sotme.

Në anën tjetër është Tirana që ka fituar 1-4 në transfertën e Fushë – Krujës, ndërkohë që sot do të respektojë garën në “Skënder Halili” kundër skuadrës së trajnerit Fatmir Sala që pothuajse ka hequr dorë nga ky kompeticion.

Në rast se kualifikohet, Tirana do të presë në Turin e Dytë të Kupës së Shqipërisë skuadrën e Flamurtarit ose të Shkumbinit. Kuqezinjtë kanë fituar minimalisht 0-1 në transfertën peqinase, ndërsa nesër do të luajnë takimin e kthimit në Vlorë.

Ndërkohë që Partizani në rast kualifikimi do të ndeshet me një nga skuadrat e çiftit Kastrioti – Korabi. Skuadra krutane ka barazuar 1-1 në Peshkopi, ndërkohë që mbetet çdo gjë e hapur për takimin që do të luhet të mërkurën në Fushë – Krujë mes tyre.

Gjyqtarët – Për dy takimet që do të zhvillohen sot mes Tiranës e Ilirisë si dhe Partizanit e Tërbunit, gjykimin do ta marrin në dorë arbitra të rinj në moshë dhe me pak eksperiencë. Në kompleksin “Internacional” do të jetë Erik Kaso që do të vendosë drejtësi, ndërkohë në “Skënder Halili” do të jetë Xhulio Mema. /EDS/

Partizani – Tërbuni 15:30

Gjyqtarë: Erik Kaso, Bledar Mesi, Xhuljo Mani, Dorjan Maletaj

Delegat: Petrit Brahja

Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj

 

Tirana – Iliria 15:30

Gjyqtarë: Xhulio Mema, Ledio Koçi, Adeljon Vila, Florjan Lata

Delegat: Bujar Pregja

Vëzhgues: Krenar Braja

*********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan