Kuptimi pas festimit të Salah ndaj Chelseat, tifozët e duan

14 Prill 2019

Liverpooli fitoi ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në Anfield në kuadër të xhiros së 34 në Ligën Premier.

Golat për Reds i shënuan Sadio Mane (51′) dhe Mohamed Salah (53′), por goli i yllit egjiptian ishte thjesht fantastik.

Por, tifozët e klubit nga Anfieldi tani më shumë po flasin për festen e lojtarit, se sa për golin. 26-vjeari menjëherë pas goli iu drejtua tifozëve ku qëndroi në tokë vetëm me këmbën e majtë, sytë mbyllur dhe me duar të palosura në formë lutje.

Pasi kjo ishte diçka që Salah nuk e kishte bërë me parë, menjëherë rrjetet sociale u pushtuan nga pyetjet për kuptimin e këtij festimit.

Ylli i Liverpoolit i takon besimit islam dhe një grup i vogël tifozësh të Chelseat e fyen lojtarin në baza racore para ndeshjes në Ligën e Evropës me Slavia Prague. Normalisht që e gjitha kjo u shndërrua në një nga temat më të përfolura në Angli gjatë ditëve të fundit, Chelsea e dënoi sjelljen e tifozëve të tyre dhe është duke konsideruar t’ua ndaloj atyre hyrjen në stadium për gjithë jetën.

Chill, @MoSalah’s got this ? pic.twitter.com/4bm09GOpxA

— B/R Football (@brfootball) April 14, 2019

Këto fyerje duket se e kanë prekur lojtarin dhe festimi ishte dedikim për ata. Qëndrimi që mori lojtari në fushë quhet “Tapasya’, një një lloje joge që përfshinë meditimin e thellë, vetëdisiplinën dhe përpjekjet për të arritur qëllimin tuaj përkundër pengesave apo problemet që iu dalin gjatë rrugës.

Salah ende nuk ka folur për fyerjet racore ndaj tij, por ka folur për festimin: “Jam person bëjë joga dhe për një moment më erdhi në mendje dhe e bëra”, ka thënë ai pas ndeshjes për Sky Sport.

Tani skuadra e egjiptianit është në vendin e parë në Ligën Premier dhe me pak fat është në rrugë të mirë për të fituar edhe titullin në fund. /Telegrafi/

www.telegrafi.com