Kuqezinjtë njëzëri: Kjo fitore me shumë vlerë për ne

Kuqezinjtë njëzëri: Kjo fitore me shumë vlerë për ne

Për futbollistët kuqezinj, fitorja në miqësore ndaj Uellsit duhej, pasi kombëtarja po kalonte një moment të vështirë. Tani, morali brenda grupit është ndryshe dhe stresi i përjetuar në Shkodër pas humbjes me Skocinë, sikur është ulur disi.

Protagonistët e takimit, Bekim Balaj, Eros Grezda, Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha japin mendimin e tyre

Balaj – “Kjo fitore vjen pas një momenti të vështirë. Ndikoi te lojtarët dhe përqendrimi ishte maksimal. Luajtëm si skuadër dhe luftuam deri në fund e në fund arritëm fitoren. Po ta krahasosh me ndeshjen në Shkodër, atje mori tjetër rrjedhë dhe kartoni i kuq ndryshoi historinë. Shkodrës i mungoi shpirti i garës dhe e treguam këtë ndeshje. Kjo ka qenë arma jonë më e fortë gjithmonë. Liga e Kombeve ishte mundësi e mirë por nuk arritëm dot. Presim shortin dhe në mars janë duelet e tjera.”

Grezda – “Kjo fitore do me thënë shumë për ne dhe moralin. Vijmë nga një rezultat shumë i keq dhe ky ishte reagimi më i mirë. Luajtëm mirë në mbrojtje dhe shfrytëzuam atë rast të vetëm që kishim. E mbyllëm vitin me rezultat pozitiv dhe do të thotë shumë për ne. Më e mira është që lojtarët kthehen në klube dhe shpresoj të përgatitemi sa më mirë për marsin. Shpresoj të kenë të gjithë shëndet dhe të japim maksimumin. Në Skoci po shkoj shumë i lodhur. Vij nga një lëndim i gjatë dhe pjesën e parë e mbajta mirë. Kam bërë mirë, kam qenë lojtari i javës dhe tani shpresoj të vazhdoj kështu.”

Berisha – “Ishte e rëndësishme për ne sidomos pas rezultatit ndaj Skocisë. Për këtë gjë jam i kënaqur për grupin pas treguam karakter. Na jep motiv shtesë për të ardhmen. Është herët të flasim për krizën, pasi kemi shumë për të përmirësuar. Kjo ishte e rëndësishme për moralin. Shpresoj që në të ardhme të ketë Shqipëri më të fuqishme. Mbrojtja? Reagoi më ndryshe i gjithë ekipi. Nuk i jemi futur shumë aventurave. Sot ishim kompakt dhe punuam si grup. Kjo rezultoi pozitive edhe në mbrojtje.”

Hysaj – “Shyqyr që gjetëm lojën tonë dhe shënuam gol. Jam i kënaqur pasi është mirë për moralin tonë. Faza mbrojtëse ndryshoi pasi ishim të gjithë mbrapa dhe kundërsulm. Problemi me Skocinë ishin edhe episodet. Skocia erdhi për barazim dhe jo për fitore. Me këtë modul do kishim shkuar më mirë edhe ndaj Skocisë. Shqipëria kur fiton është mirë dhe më pëlqen në mbrojtje. Këtë dimë të bëjmë më mirë. Shpresoj të luajnë më shumë futbollistët nëpër klube.”

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.