Kurthi i Nicës funksionon, Lushnja “tërheq për bluze” Luftëtarin

Pjesa e parë e takimit ka qenë mjaft e luftuar nga të dyja ekipet. Teuta u tregua mjaft agresive, por pasi i fundit mungoi, ose edhe kur erdhi kishim të bënim me pozicion jashtë loje. Reginaldo shënoi, por i pavlefshëm goli i tij. Pa gola u mbyllën 45 minutat e para në Laç. Në të dytën vendasit hodhën në fushë edhe brazilianin Eskerda në vend të Bardhit, por goli nuk po vinte. Durrsakët u mbrojtën mirë. Uzuni në dy raste iu afrua golit, pa sukses. Lushkja dhe Xhixha u hodhën në fushë nga Mezani, por Nica kishte hedhur në fushë një skuadër të kujdesshme dhe ia doli të merrte një pikë në transfertë.

E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen tjetër mes Lushnjës dhe Luftëtarit. Gjirokastritët janë pa Bregun dhe nuk kanë mundur dot ta mposhtin portierin Spaho. Abazaj nuk mjafton për bluzinjtë, ndërkohë që barazimi pa gola vlen kur shihet se Vllaznia u mposht nga Skënderbeu, si dhe Teuta mori vetëm një pikë në Laç.

Kategoria Superiore – Java 18

E diel, më 4 shkurt, ora 13:00

LAÇI – TEUTA 0-0

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Jonuzi, Shtubina (Lushkja 70’), Bardhi (Eskerda 46’), Nika (Xhixha 79’), Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

TEUTA: Kastrati, Gjeorgjievski, Shehi, Bilali, Alhasan, Hrkac (D. Bilali 87’), Hila, Lajthia, Çyrbja, Karim (De Marchi 67’), Latif (Vila 80’). Trajner: Stavri Nica

GJYQTARË: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Redvan Shaba, Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Lushkja 80’ / Hila 57’

LUSHNJA – LUFTËTARI 0-0

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufasi, Ruço (Përgjini 81’), Alushi, Gava, Papa, Pepa (Branica 46’), Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

LUFTËTARI: Ruçi, Liçaj, Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani, Rapo (Minga 66’), Abazaj, Rroca (Ribeiro 75’), Shkurtaj (Ziaj 78’). Trajner: Hasan Lika

GJYQTARË: Kridens Meta, Denis Rexha, Redian Dobruna, Kreshnik Cjapi

KARTONË TË VERDHË: Papa 13’, Canka 61’, Alushi 62’ /Liçaj 68’

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan