Kurzawa do të largohet nga PSG, e ardhmja e tij mes Anglisë dhe Italisë

13 Tetor 2019

Layvin Kurzawa përfundimisht do të largohet nga skuadra e tij aktuale Paris Saint Germain.

Mbrojtësi francez është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me kryeqytetasit francez.

PSG nuk ka shprehur interesim për t’ia vazhduar kontratën dhe lojtari nuk është në planet e klubit.

Kësisoj ai pritet të largohet në verë si futbollist i lirë nga kampionët në fuqi të Francës.

Mediat franceze kanë raportuar se e ardhmja e Kurzawas është mes Serie A dhe Ligës Premier.

27-vjeçari mund t’i bashkohet Interit si transferim i lirë në verën e ardhshme, ndërsa West Ham United e kërkon atë në janar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com